Speci i djegës dhe domatja prijnë me ngritje të çmimit në treg

Në avazin e rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, tregu i gjelbër ka pasur vazhdimisht luhatje. Në vizitën që ekipi i televizionit Syri ka bërë në disa pika të shitjes së pemëve dhe perimeve shihet se çmimet e disa produkteve janë rritur e disa të tjera kanë mbetur njejtë. Në listen e çmimeve më të larta prinë speci i djegës.

I njejti produkt me një tjetër çmim shitet në dyqane. Një kilogram speca të djegës kushton 5.99 euro. Qytetarët prapa kamerës u shprehen të shqetësuar dhe këto çmime i konsiderojnë si të papërballueshme. Tregtarët mes tjerash deklarojnë se kjo rritje e çmimeve do të vazhdoj deri në momentin që do të filloj importi nga Shqipëria.

Read Previous

QKMF-ja për herë të parë furnizohet me Fraxiparine

Read Next

​Moti për sot