32 tonë marihuanë të paketuar me vlerë prej të paktën 64 milionë eurosh është sekuestruar në Spanjë – sasia më e madhe e gjetur ndonjëherë – tha policia.
Policia bastisi fermat dhe fabrikat e prodhimit në të gjithë Spanjën në një operacion të quajtur Gardens. Ata arrestuan nëntë burra dhe 11 gra, të cilët ishin të moshës nga 20 deri në 59 vjeç.
“Garda Civile ka sekuestruar sasinë më të madhe të marijuanës së paketuar të gjetur deri më tani. Ishte e barabartë me rreth 1.1 milion bimë”, tha Garda Civile e Spanjës
Policia tha se banda i thau bimët e marijuanës, i paketoi dhe i dërgoi në pjesë të Spanjës, Zvicrës, Holandës, Gjermanisë dhe Belgjikës, raporton Guardian.
/Guardian/KlanKosova/