Spalletti lavdëron Rrahmanin pas paraqitjes me Liverpoolin

Napoli e deklasoi Liverpool-in me rezultat 4:1 në ndeshjen e parë të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Merita të mëdha për këtë fitore pati edhe qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili pati një paraqitje të përkryer.

Ai ishte një shtyllë në mbrojtjen e Napolit, ku në asnjë rast nuk arritën ta kalojnë futbollistët e Liverpool-it.

Madje goli i vetëm i anglezëve u shënua nga distanca, të cilin e realizoi Luis Diaz.

Pas ndeshjes, foli trajneri i napolitanëve, Luciano Spalletti, i cili lavdëroi ekipin e tij, në veçanti edhe Rrahmanin.

“Rrahmani bëri një ndeshje të shkëlqyer, pa asnjë gabim. Të kesh balancën e të qenit njëri kundër njërit është shumë e vështirë, por Rrahmani ia doli për mrekulli. Amiri së bashku me Kim ishin të pakalueshëm në këtë sfidë”, u shpreh Spalletti.

Sa i përket ndeshjes, golat për napolitanët i shënuan Zielinski dy dhe Simeone e Anguissa nga një.

Përveç Liverpool-it, Napoli ka kundërshtarë të grupit edhe Ajax-in e Rangers-in. /Albanianpost.com

Read Previous

Gjobë prej 450 euro për një turist që hante akullore afër një shatërvani në Romë

Read Next

Antiterrori, RENEA dhe Njësia anti-eksploziv zbarkojnë tek Ambasada e Iranit në Tiranë