Spahiu-Shtaloja: Farmacitë janë bërë si qendra tregtare

Vazhdon të mbetet shqetësues fakti që shumë barna mund t’i kemi në duar edhe pa udhëzim të mjekut, e kjo për shkak se shumë farmaci i lëshojnë këto barna edhe nëse ne nuk kemi një recetë që na është rekomanduar nga një profesionist i kujdesit shëndetësor, kështu u shpreh, Dr. Ardiana Spahiu-Shtaloja, specialiste e Mjekësisë Familjare në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Orize.

Ndërkaq për tu njohur nga afër me këtë fenomen negativ pyetëm disa qytetarë të komunës së Gjakovës. Mirëpo qytetarët që i gjetëm në farmaci dhe që pranuan të flisnin lidhur më këtë çështje, përveq medikamenteve që kishin blerë, në duar mbanin edhe recetën e mjekut, ata u shprehën se asnjëherë nuk gjejnë guxim të blejnë barna pa u konsultuar së pari me profesionistët shëndetësor.

Qytetarët e tjerë nuk pranuan të prononcoheshin. Ne trokitëm edhe në shumë dyer të farmacive të qytetit mirëpo nuk morëm asnjë përgjigje në lidhje me këtë çështje.

Read Previous

​Në ShSKUK fillon të aplikohet procedura për ngushtimin e stomakut

Read Next

A janë konfiskuar kamionët e “PetrolCompany”?