1 mijë doza të vaksinës AstraZeneca i janë dorëzuar Komunës së Gjakovës për të vaksinuar profesionistët shëndetësor publik të kësaj komune. E vaksinimi i cili filloi sot edhe për stafin mjekësor në Gjakovë pritet të shkoj mirë.
Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Afërdita Spahiu- Shllaku tha se nga sot në këtë komunë kanë nisur vaksinimi kundër Covid-19 . Ajo bëri të ditur se fillimisht do vaksinohen punëtorët shëndetësor të kujdesit primar e më pastaj ata të Spitalit të Përgjithshëm në këtë komunë.
“Ne planifikojmë që sot të nisim zyrtarisht planin shtetëror kundër COVID-19, fillimisht do vaksinohen punëtorët shëndetësor që janë në vijën e parë të frontit gjithsej i kemi 1 mijë doza do vaksinohen punëtorët e kujdesit parësor shëndetësor, spitalit rajonal ‘Isa Grezda’, të Qendrës së Shëndetit Mendor, dhe Qendrën Rajonale të IKSHP-së. shpresojmë dhe urojmë që sa më shpejt të na vijën edhe dozat tjera të vaksinave në mënyrë që të kemi një mbulueshmëri më të madhe të imunizimit të popullatës”, tha ai.
Spahiu-Shllaku tha se me qëllim të respektimit të masave anti-Covid kanë planifikuar që brenda 1 ore të vaksinohen 10 persona.
Derisa është planifikuar qe brenda ditës përmes tri ekipeve të vaksinimit të shpërndahen 100 doza të vaksinës AstraZeneca.
“Do të punojmë me orar të zgjatur 12 orësh[…]jemi të pajisur me staf ndihmës po ashtu edhe me mjek të tjerë[…]i kemi 3 ekipe të vaksinimit[…]do vaksinohen 100 persona në ditë”, tha ajo.
Me 24 mijë dozat e dhuruara nga COVAX-i për Kosovën pritet të vaksinohen edhe personat mbi 80 vjeç dhe ata me sëmundje kronike, por këto 1 mijë doza të ofruar për komunën e Gjakovës nuk do mjaftojnë për këtë kategori pasi në listë janë mbi 10 mijë persona.
“Kemi lista gjithçka është gati vetëm jemi në pritje të furnizimit me doza të vaksinës…(qytetar mbi moshën 80 vjeç) i kemi shifrat janë diku mbi 10 mijë”, u shpreh drejtoresha e Shëndetësisë në Gjakovë