Space X lanson edhe një raketë testuese

Kompania SpaceX ka lansuar një raketë tjetër testuese të quajtur Starship, ndërsa në lansimin e saj bashkë me pronarin Elon Musk ka qenë edhe presidenti në ardhje i SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti në ardhje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ishte në Teksas bashkë me Elon Muskun ku kanë marrë pjesë në lansimin e gjashtë testues të anijes Space X Starship.

SpaceX ka njoftuar se nuk do të përpiqet që ta kapë dhe kthen në platformën lansuese përforcuesin e parë të anijes Starship.

Përforcuesi i parë, i quajtur Super Heavy, paparashikueshëm është ulur në det në Gjirin e Meksikës në vend se të ulet në platformën e saj lansuese.

Starship do të bën xhiro rreth botës apo globit e më pas është paraparë që të bie në det rreth 90 minuta më vonë diku në Oqeanin Indian./rtklive

Read Previous

​Dhuna dhe keqtrajtimi i kafshëve

Read Next

Franca: Nuk jemi të frikësuar nga kërcënimet bërthamore të Rusisë