Sot zhvillohet dueli për vendin e tretë mes Kroacisë dhe Marokut

Sot do të zhvillohet dueli i dy skuadrave humbëse në gjysmëfinale të Botërorit të Katarit, që do të luajnë për një vend të tretë.

Kroacia dhe Maroku luajnë sot me fillim nga ora 16:00. 

Kroatët u mposhtën nga Argjentina me rezultat të thellë 3-0, kurse marokenët u mposhtën minimalisht 1-0 nga Franca.

Kroacia arriti suksesshëm në gjysmëfinale për dy edicione radhazi, pas asaj nga 2018 ku e preki edhe finalen, megjithatë ndryshe prej edicionit paraprak, këtë herë nuk arriti të kalojë në finale. 

Maroku në anën tjetër ishte befasia e këtij kampionati, duke u bërë skuadra e parë afrikane që arrin në një gjysmëfinale të Kupës së Botës. /Sinjali/

Read Previous

Anëtarësimi i Kosovës në BE, i pamundur pa njohjen e pesë shteteve mosnjohëse

Read Next

Bllokimi i veriut, analistët thonë se aleatët duan stabilitet në Ballkan