Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës

Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar dy takime interesante në kuadër të javës së 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Xhiro e 18-të filloi dje (e premte), ku Llapi luajti baras 0-0 me Dukagjinit, teksa gjatë ditës së sotme do të zhvillohen edhe dy ndeshje.

Takimi i parë është ai në mes të Prishtinës dhe Malishevës, ku kryeqytetasit janë nikoqir të malishevasve në “Fadil Vokrri”.

Në ndeshjen tjetër, Ferizaj e pret Gjilanin në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në këtë qytet.

Të dy ndeshjet është paraparë të fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/

Read Previous

Fitore e thellë e Bayernit

Read Next

Ushtarët e FSK-së kryejnë trajnimin më sfidues