Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Kampionati Evropian ‘Euro 2020’ është futur në fazën më interesante, atë të eliminimit direkt.
Pasi janë kryer të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve, janë mësuar 16 kombëtaret më të mira në Evropë që do të kërkojnë triumfin e madh në këtë kampionat.
Për ditën e sotme në program janë për tu zhvilluar dy ndeshjet e para të fazës së eliminimit direkt, ku do të mësohen edhe dy skuadrat e para çerekfinaliste.
Ndeshja e parë në program është ajo mes Kombëtares së Uellsit dhe asaj të Danimarkës.
Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në stadiumin legjendar ‘Johan Cruijff Arena’ në Amsterdam.
E ndeshja kryesore e ditës do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 ku Italia dhe Austria përballen mes vete.
Italianët janë favorit për të kaluar tutje, por austriakët janë shumë të papërshtatshëm dhe synojnë befasinë.
Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në Wembley në Londër. /Telegrafi/

