Raportoi rrejshëm se ja vodhën pazarin ditor, arrestohet gjakovari

Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti kishte raportuar një rast të inskenuar të grabitjes.

Policia ka njoftuar se i dyshuari rastin e kishte inskenuar duke deklaruar rrejshëm se persona të panjohur e kishin sulmuar dhe ia kishin marrë pazarin ditor në vlerë 3800 euro.

Policia tutje njofton se të dyshuarit i janë gjetur paratë e fshehura në dy lokacione të ndryshme./GazetaSinjali

Read Previous

Sot zhvillohen dy ndeshje në fazën e eliminimit direkt në Euro 2020

Read Next

Dogana kap rreth 5 ton duhan të kontrabanduar