Sot do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në basketboll.
Sfida e parë do të jetë ndërmjet Istogut dhe Sigal Prishtinës. Istogasit në fundjavën e kaluar shënuan fitoren e parë në elitë, duke mundur Bashkimi, kurse kanë edhe dy humbje, ndërsa e kundërta është për prishtinasit që numërojnë dy fitore e një humbje.
Përballja e dytë e së shtunës është mes skuadrave prizrenase Bashkimi-Proton Cable Prizreni. Bashkimi e nisi me dy fitore, por më pas pësoi nga Istogu, kurse Proton Cable Prizreni e nisi me dy humbje, e më pas erdhi fitorja ndaj Vëllaznimit.
Java 4 – Superliga e Kosovës në basketboll :
E shtunë
17:00 Istogu – Sigal Prishtina
19:00 Bashkimi – Proton Cable Prizreni
/klankosova/