Sot vranët dhe me diell, vende-vende riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat në pjesën e dytë të ditës vende –vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s. 

/Telegrafi/

Read Previous

Kryqi i Kuq mban ushtrim fushor në SHFMU “Emin Duraku”

Read Next

Komandanti i KFOR-it për gjendjen në veri: Të shmanget shfaqja provokuese e forcës – zgjidhja përmes dialogut