Sot vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Në seancën e sotme pritet të dëshmojë një dëshmitar i ri, pasi te enjten e ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 57-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Dëshmia e këtij dëshmitari u dëgjua në seancë të mbyllur dhe zgjati vetëm gjatë sesionit të paradites të së enjtes, kurse pjesa tjetër e seancës u pezullua.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III nuk ka dhënë ndonjë shpjegim përveç se ka theksuar që seanca përfundoi./Sinjali/

Read Previous

Dita Ndërkombëtare e Vallëzimit

Read Next

Kastrati: Rreth 900 mijë qytetarë janë regjistruar