Dita Ndërkombëtare e Vallëzimit

29 Prilli festohet si Ditë Ndërkombëtare e Vallëzimit pasi në këtë datë në vitin 1727 u lind krijuesi i baletit bashkëkohor francez Jean-Georges Noverre, një pararendës i baleteve narrative të shekullit 19.

Qe nga 1982, çdo vit gjithkund nëpër botë luhen shfaqje në të cilat loja dhe vallëzimi janë gjuhë universale me mision t’i afrojë dhe miqësojë njerëzit.

Vallëzimi është disiplinë, punë, mësim, komunikim. Me të kursejmë fjalë, të cilat disa njerëz nuk do t’i kuptonin, ndërsa si kthim krijojmë gjuhë universale, të kuptueshme për të gjithë.

Vallëzimi na jep kënaqësi dhe mbështetje, na bën të jemi të lirë për pamundësinë të fluturojmë si zogjtë dhe të afrohemi nga qielli, bota, pafundësia. Ky përshkrim është pjesë e mesazhit ndërkombëtar që përcillet këtë ditë.

Më 29 prill shfaqjet e vallëzimit në mënyrë tradicionale fillojnë me leximin e mesazhit ndërkombëtar.

Deri tash nuk ka njoftim për ndonjë aktivitet në Kosovë për shënimin e kësaj dite. /KosovaPress/

Read Previous

Rrahje mes dy familjeve për shkak të borxhit, arrestohen pesë persona

Read Next

Sot vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së