Superliga e Kosovës në basketboll, sot vazhdon me dy ndeshje tejet interesante.
Me fillim nga ora 17:00, në Prizren në palestrën “Sezai Surroi” luajnë Bashkimi dhe Vëllaznimi.
Në të njëjtin termin do të luajnë edhe dy rivalët e kryeqytetit, Prishtina e Bora.
Ndërsa përballja e radhës zhvillohet në palestrën “Karagaçi”, me Pejës dhe Prizrenit, me fillim nga ora 19:00.
Mbrëmë u zhvillua derbi në mes të Trepçës dhe Yllit, ku mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 91:68.