Sot tërhiqet shorti për Champions League e Europa League

Sot në Nyon të Zvicrës do të tërhiqet shorti që do përcaktojë duelet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Sinjali Sport.

Shorti do fillojë të tërhiqet në orën 12:00 sipas kohës tonë dhe do të shfaqet live në uebfaqen e UEFA-së.

Si funksionon shorti?

Tetë skuadrat që kanë siguruar kualifikimin do të futen në një vazo ku do të fillojë tërheqja e çifteve.

Skuadrat që kanë siguruar kualifikimin janë: Borussia Dortmund, Bayern Munchen, Real Madrid, Chelsea, Porto, PSG, Man City dhe Liverpool.

Orari i ndeshjeve të të çerekfinales, gjysmëfinales dhe finales.

Çerekfinalet
Ndeshjet e para: 6/7 prill

Ndeshjet e dyta: 13/14 prill

Gjysmëfinalet
Ndeshjet e para: 27/28 Prill

Ndeshjet e dyta: 4/5 maj

Finalja
E Shtunë 29 Maj (Stadiumi Olimpik Atatürk, Stamboll).

Sot do të tërhiqet shorti edhe për Europa League. /Gazeta Sinjali

Read Previous

11 mijë e 736 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Read Next

Bllokohet autostrada: Autobusët e Gjakovës, Pejës e Deçanit ia mësyjnë Qeverisë së Kosovës