Sot tentimi i 35-të për konstituimin e Kuvendit e Kosovës

Ngërçi institucional në Kuvendin e Kosovës vazhdon të thellohet. Sot, më 21 qershor, deputetët do të mblidhen sërish në një tjetër përpjekje për konstituimin e legjislaturës së re – për herë të 35-të me radhë.

Seanca është thirrur të nisë në ora 10:30, por shpresat për zhbllokim janë të zbehta.

Që nga 15 prilli, kur u mbajt seanca e parë pas zgjedhjeve, deputetët kanë dështuar 34 herë të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Pengesë kryesore tashmë është moskrijimi i Komisionit për votim të fshehtë, pasi partitë opozitare po refuzojnë të propozojnë anëtarët e tyre për këtë komision – një hap procedural i domosdoshëm për të çuar votimin përpara.

Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndonëse tash e 34 seanca nuk ka arritur t’i sigurojë votat e nevojshme për ta kaluar atë. /GazetaSinjali/

Read Previous

​Sot mbahet provimi i maturës, ja çfarë duhet të dini

Read Next

Trump: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi