Sot sërish seancë për rastin “Banjska”

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot do të mbahet seanca e radhës për rastin “Banjska”, e treta për këtë javë.

Gjatë ditës pritet të dëgjohen deklaratat e dy dëshmitarëve, njëri prej të cilëve dëshmon në orën 11:30, kurse tjetri nga ora 13:00.

Në seancën e djeshme u dëgjua dëshmia e policit Mirsad Kryeziu, që në detaje përshkroi momentin e sulmit që i mori jetën rreshterit Afrim Bunjaku.

Sipas Kryeziut, intensiteti i sulmit ka qenë jashtëzakonisht i madh, nga një strukturë ushtarake e organizuar mirë. Përpara trupit gjykues, Kryeziu rrëfeu në detaje ditën kritike të 24 shtatorit, me theks të veçantë tërheqjen e Afrim Bunjakut nga vendi ku ndodhi sulmi.

“Nga përvoja ime policore tashmë 25 vjet dhe nga përvoja e luftës, e njoh mirë llojin e armatimit dhe efektin e tyre. Nga viti 2002 e deri tashti, unë kam shërbyer vetëm në njësi të specializuara dhe kam kryer trajnime të shumta në lidhur me përdorimin e armëve dhe njohjen e tyre. Prandaj po them se armët kanë qenë të kalibrit të ndryshëm”, përshkroi Kryeziu.

Gjykimi po mbahet ndaj Blagoje Spasojeviqit, Vladimir Toliqit dhe Dushan Maksimoviqit, vetëm tre nga 45 pjesëtarët e grupit terrorist që, në krye me Milan Radojçiqin, organizuan dhe kryen sulmin që tronditi vendin./reporteri/

Read Previous

Pse nuk është mirë ta karikosh telefonin gjithmonë deri në 100%

Read Next

Dënohet me 3 vjet burgim analisti i CIA-s që zbuloi planin e Izraelit për ta sulmuar Iranin