Sot protesta e opozitës në Shqipëri, rreth 300 punonjës policie të angazhuar për tubimin

Sot rreth orës 17:00 pritet të nisë protesta e opozitës, e cila do të zhvilohet në kryeqytet, por edhe në disa nga qytetet e tjera të vendit.

Ajo pritet të zgjatë për rreth 3 orë.  Gazetarja Sara Demushi dh amë tepër detaje në një lidhje direkte për Euronews Albania nga mënyra se si do të zhvillohet kjo protestë.

Demushi tha se numri total i efektivëve që do të angazhohen për këtë tubim do të jetë rreth 300, do jenë të pransishme forcat e rendit, forcat shqiponja, forcat kombëtare të sigurisë dhe forcat renea nëse do jetë e nevojshme për të ndërhyrë.

Ajo tha se 6 akse kryesore në vend do të jenë të paralizuara si “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit. /Euronews.al/

Read Previous

Ministri Peci: Transformimet në ministri, dëshmi e qeverisjes së mirë

Read Next

Analiza: Ndikimi i zgjedhjeve amerikane, çfarë do të ndodhë me Evropën