Sot pritet të vendosen gurthemelet e dy urave për kalim të veturave në veri të Mitrovicës

Sot pritet vendosja e gurthemeleve të dy urave të reja mbi lumin i Ibër në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunave të Mitrovicës së jugut dhe veriut në orë 17:00 në veri të Mitrovicës.

Sipas njoftimit në këtë ceremoni do të marrin pjesë, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës së jugut, Arian Tahiri, ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, njëherësh Kryesues i Bordit të Përbashkët të dy komunave, Elbert Krasniqi, dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Shikoni më poshtë agjendën:

  1. Vendosja e gurthemelit të urës për kalim të veturave mbi lumin Ibër, koha: 17:00, në afërsi të objektit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Mitrovicë e veriut
  2. Ecje e përbashkët drejt vendosjes së gurthemelit të urës për kalim të këmbësorëve mbi lumin Ibër, në orën 17:15
  3. Vendosja e gurthemelit të urës për kalimin e këmbësorëve mbi lumin Ibër, në orën 17:30, përballë kopshtit të fëmijëve “Gëzimi ynë”, Mitrovicë e jugut

Pas vendosjes së gurthemelit të urës për kalimi e këmbësoreve do të ketë prononcim të përbashkët për media. /Telegrafi/

Read Previous

Zemaj thotë se VV-ja s’e njeh Kushtetutën

Read Next

Pogba flet si lojtar i ri i Monaco-s: Kam kaluar dy vite të vështira, kam qenë i vetëm në këtë betejë