Edhe pse nuk llogaritet si zyrtarisht, por sot fillon spektakëli i Lojërave Olimpike “Parisi 2024” dhe në program janë dy sporte, ai i futbollit dhe i rugbyt sevens.
Nga ora 15:00, Kombëtarja e Argjentinës luan ndaj Marokos në futboll, shkruan Indeksonline
Në të njëjtin orar fillon edhe ndeshja tjetër mes, Uzbekistanit dhe Kombëtares së Spanjës.
Kurse nga ora 15:30, zhvillohet ndeshja mes Australisë dhe Samoa-s në sportin e rugby sevens.
Kujtojmë që Lojërat Olimpike “Paris 2024” zyrtarisht fillojnë më datën 26 korrik, ku nga ora 20:00 është hapja solemne e këtij organizimi madhor, ku do ketë edhe sportistë nga Kosova.