Sot në Mitrovicë zhvillohet ndeshja në mes të KB Trepça dhe KB Prishtina

Sot me fillim nga ora 17:15 do të fillojë dueli ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, në kuadër të serisë së gjysmëfinaleve të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Ky do të jetë takimi i katërt në mes të mitrovicasve dhe kryeqytetasve, derisa këta të fundit udhëheqin 2-1 me ndeshje.

Në qoftëse Sigal Prishtina e fiton këtë ballafaqim në “Minatori”, atëherë kualifikohet në finale, ku do të ndeshet me Pejën e cila u kualifikua aty pasi eliminoi Golden Eagle Yllin, 3-1 me ndeshje.

Nëse Trepça fiton, atëherë barazohet seria e ndeshjeve gjysmëfinale në 2-2 dhe dueli vendimtar do të jetë në mesjavë në Prishtinë.

/KlanKosova/

Read Previous

Mekanizmi për vetëmenaxhim dhe të pagjeturit, tema në takimin Kurti-Vuçiq

Read Next

Biden konfirmon evakuimin e diplomatëve amerikanë nga Sudani