Sot ndeshja mes Dritës dhe Feyenoord në Ligën e Konferencës

Sot (e enjte) zhvillohet ndeshja e parë e raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës mes nën-kampionit të Kosovës, Dritës dhe gjigantit holandez Feyenoord.

Drita është nikoqire e gjigantit holandez në ndeshjen e raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ky takim pritet të zhvillohet sot me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ekipi i Ardijan Nuhiut e ka eliminuar Deçiqin në raundin e parë dhe synon befasinë edhe në këtë raund.

Në anën tjetër, ekipi holandez merr pjesë zakonisht në gara evropiane, si Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës, kështu që në Ligën e Konferencës pret që të luajë pa problem. /Telegrafi/

Read Previous

Biden: Vaksinimi është tejet i rëndësishëm

Read Next

​Nis seanca e Kuvendit të Kosovës