Sot nafta e benzina më shtrenjtë se dje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet tavan të lejuara për derivatet e naftës për ditën e shtunë.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është 1.61 euro, që paraqet rritje prej një centi krahasuar me ditën e premte.

Edhe benzina ka shënuar rritje të çmimit. Një litër benzinë do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.52 euro, apo dy centë më shtrenjtë se një ditë më parë.

Ndërkaq, çmimi tavan i gazit është caktuar në 0.76 euro për litër.

Rritja e çmimeve të derivateve në tregjet ndërkombëtare ka ardhur pas tensioneve në Lindjen e Mesme, pasi më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit. Pas kësaj, Irani mbylli Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës, përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e furnizimit botëror me naftë. /RTKlive

Read Previous

Finalja e Kupës FA detyron Premier Ligën të ndryshojë orarin e javës së parafundit

Read Next

“New York Times”: Pentagoni me plan sekret, forcat speciale amerikane gati për të pushtuar Iranin