Finalja e Kupës FA detyron Premier Ligën të ndryshojë orarin e javës së parafundit

Për shkak të finales së Kupës FA mes Manchester Cityt dhe Chelseat që luhet të shtunën, xhiroja e parafundit, e 37-ta, në Premier League, do të luhet të dielën, të hënën dhe të martën.

Në elitën angleze edhe në xhiron e parafundit luhen ndeshje të rëndësishme në garë për titull, kualifikim në kupat evropiane dhe mbetje në elitë.

Arsenali, që është i pari me 79 pikë, luan të hënën nga ora 21:00 në shtëpi ndaj Burnleyt, që ka rënë nga Premier League.

Burnley i Armando Brojës është i parafundit me 21 pikë. Manchester City renditet i dyti me 77 pikë, kurse do të ketë udhëtim të vështirë te Bournemouthi, që synon kupat evropiane. Bournemouthi është në vendin e gjashtë me 55 pikë. Kjo pozitë siguron Ligën e Evropës, por në rast të humbjes, mund ta rrezikojë këtë vend. Ndeshja Bournemouth – Manchester City luhet të martën nga ora 20:30.

Në vendin e shtatë është Brightoni me 53 pikë, kurse Brentfordi i teti i ka 51 pikë. Nga 49 pikë i kanë Chelsea dhe Evertoni në vendin e nëntë e të dhjetë.

Chelsea po të martën përballet në “Stamford Bridge” me Tottenhamin.

Tottenhami është në vendin e fundit që e siguron mbetjen në elitë. Skuadra londineze është në vendin e 17-të me 38 pikë, por i ka vetëm dy më shumë se West Hami, i 18-ti, që është në zonën që nuk e siguron qëndrimin në Premier League. West Hami të dielën luan në udhëtim te Newcastle. /Koha.net/

Read Previous

Kancelari gjerman Merz thotë se nuk do t’i këshillonte fëmijët e tij të shkojnë në SHBA

Read Next

Sot nafta e benzina më shtrenjtë se dje