Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të Kritereve për Licencim dhe Garim për edicionin e ri të Superligës së basketbollit

Federata e Basketbollit e Kosovës njofton edhe një herë se sot në ora 17:00 mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit për plotësim të Kritereve për Licencim dhe Garim për edicionin 2023/24.

“Të hënën (24.07.2023) Federata e Basketbollit e Kosovës do të fillojë me procesin e licencimit të klubeve dhe do të fillojë komunikimin intensiv me klubet anëtare në mënyrë që ky proces të kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe që edicioni i ri do të na gjejë të gjithëve sa më të përgatitur”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të FBK-së, klubet duhet të dorëzojnë dokumentacionet e kompletuara në person (dhe jo në email) në zyre të FBK-së te Rrezarta Kqiku – Asistente Ekzekutive ose Enea Hajdari – Këshilltare Ligjore për Sport.

/klankosova/

Read Previous

Ilaçet që nuk duhet t’i përzieni me ibuprofenin

Read Next

Kur është i rrezikshëm kolesteroli?