Sot mblidhet KQZ-ja në takim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e saj të radhës nga ora 10:30.

Në mesin e pikave të këtij takimi është edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për kufizimin e shpenzimeve të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, njofton Klankosova.tv.

Më poshtë rendi i ditës së kësaj mbledhjeje:

  1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr.40 dhe 41 dhe 42 /2024
  3. Aktivitetet e Zyrës:

-Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për kufizimin e shpenzimeve të fushatës

së zgjedhjeve për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, datë

09.02.2025.

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores Zgjedhore Nr.15/2024 për Zgjedhjet e

Parakohshme dhe të Jashtëzakonshme;

  1. Raport i Këshillave të KQZ

5.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Aktiviteteve Zgjedhore, për zgjedhjet e rregullta për

Kuvendin e Kosovës;

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i Themelimit të Komisionit për shqyrtimin e kundërshtimit

administrativ të parashtruar kundër njoftimit për regjistrim të votuesve jashtë

Kosovës, për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Kosovës;

5.2. Këshilli për Çështje Ligjore

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtari të kuvendit komunal në

Kaçanik;

5.3. Këshilli për Personel

  1. Të ndryshme/Klankosova.tv

Read Previous

Gjendja nëpër pikat kufitare, pritje deri 40 minuta në Merdare

Read Next

BBC shkruan për Sadik Durakun, i cili po mbahet në burg në Serbi