Sot mbahet seanca e Kuvendit

Sot, duke filluar nga ora 10:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës.

Gjatë kësaj seance do të formohet komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarët e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Po ashtu, në këtë seancë do të formohet edhe një komision tjetër ad-hoc, i cili do të bëjë përzgjedhjen e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media.

Si pikë e rendit të ditës për seancën e sotme është futur edhe debati parlamentar lidhur me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet gjatë pandemisë./GazetaSinjali

Read Previous

Aksidentohet autoambulanca, ndërron jetë pacienti që po transportohej në spital

Read Next

Gastronomët: Ne nuk jemi përgjegjës që Kosova nuk ka vaksina