Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e radhës, ndërsa pikë e rendit të ditës ndër të tjera do të jetë edhe diskutimi mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë.
Seanca e Kuvendit të Kosovës do të nisë në ora 10:00.
Rendi i ditës
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë,
Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare.
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,
Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19 (të hënën më 14.06.2021).
Ndryshe, në kohën kur më 15 qershor pritet të rinisë dialogu Kosovë-Serbi, një ditë më parë u mbajt liturgjia e organizuar nga Kisha Ortodokse Serbe, në objektin e papërfunduar të kishës, që gjendet në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës, e që kishte nisë së ndërtuari në vitin 1992 pas marrjes së dhunshme të pushtetit nga Serbia më 1989. Mbajtja e një liturgjie të tillë është quajtur provokim para dialogut. /Telegrafi/