Sot janë shëruar 197 qytetarë, numri i rasteve aktive me Covid-19 është 1.334

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.922 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 78.477 doza të vaksinës.

Nga 2.066 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 197 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.908.
Në total numri i rasteve aktive është 1.334.

Read Previous

Gjendja e sigurisë në komunën e Gjakovës e qetë dhe stabile

Read Next

Guardiola, ​zgjidhet trajneri i vitit në Premier Ligën angleze