Sot hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Këtë të marte nga ora 12:00 në selinë e FFK-së do të hidhet shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Në këtë fazë të kësaj gare, ndeshjet luhen me sistemin vajtje-ardhje, teksa fituesi i Kupës e siguron pjesëmarrjen në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Llapi, Prishtina, Gjilani dhe Vushtrria.

/KlanKosova/

Read Previous

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Gjakovë

Read Next

Ambasadori francez në Kosovë: Do të ndjekim më vëmendje respektimin e marrëveshjeve