Sot fillon vaksinimi antiCOVID-19 i personave mbi moshën 85 vjeçare

Javën e kaluar ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor kundër virusit COVID-19, mirëpo nga sot do të fillojë vaksinimi edhe për personat mbi moshën 85 vjeçare.

Kështu ka njoftuar për Telegrafin, Sami Uka, këshilltar politik i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ai bëri të ditur se deri të martën mbrëma janë vaksinuar 3.181 persona kundër virusit COVID-19.

Ndryshe, më poshtë mund ta shihni orarin e vaksinimit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë. /Telegrafi/

Read Previous

Rojtarja e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë sulmohet dhe rrëzohet përtokë nga një qytetar

Read Next

Dita Ndërkombëtare e Romëve