Rojtarja e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë sulmohet dhe rrëzohet përtokë nga një qytetar

Një punëtore e sigurimit të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë ka qenë viktimë e një sulmi nga një qytetar, dje në mesditë.

Burime të Gazetës Sinjali brenda kësaj ambasade kanë bërë të ditur se një qytetar e ka sulmuar dhe e ka rrëzuar përtokë punëtoren.

Motiv i këtij sulmi, Sinjali mëson se është fakti që rojtarja nuk ka pranuar që t’i kryen një shërbim në ambasadë të dyshuarit.

Gazeta Sinjali merr vesh se rasti është paraqitur në Policinë e Kosovës.

Read Previous

​Çerekfinalet e Europa League, Roma, United e Arsenal zbresin në fushë

Read Next

Sot fillon vaksinimi antiCOVID-19 i personave mbi moshën 85 vjeçare