Sot fillon rrugëtimi i ekipit shqiptar Bad News Eagles në turneun më të madh të CS:GO në Brazil

Bad News Eagles ka arritur që të kualifikohet në turneun më të madh të CS:GO, IEM Rio Major i cili do të mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit.

Pjesë e këtij turneu janë ekipet më të mira të botës, të cilat do të garojnë për një grup çmimesh rreth 1.2 milion dollarë.

Ndeshjen e parë ekipi shqiptar do ta zhvilloj ndaj ekipit brazilian 00Nation, në fazën ‘Challengers Stage’, ku dalluar nga Majorat tjerë që nga ndeshja e parë ekipet do të përcillen nga publiku në sallë.

Bad News Eagles ndaj 00Nation do të zhvillohet në formatin ‘Bo1’, sot duke filluar nga ora 16:15, dhe do të transmetohet në kanalet e ESL në platformën Twitch.

Për të kaluar në fazën tjetër ‘Legends Stage’, ekipit shqiptar i duhen gjithsej tri fitore, gjithashtu në rast të tri humbjeve ata do të eliminohen nga gara.

/Telegrafi/

Read Previous

Për 10 muaj, rreth 3 mijë e 400 kosovarë hoqën dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës

Read Next

Shqipërisë i ikin agjentët sekretë, në tre vite lanë punën 152 punonjës të SHISH