Sot fillon rruga e Bad News Eagles për garën madhore të CS:GO në Paris

Ekipi i CS:GO nga Kosova, Bad News Eagles, sot fillojnë rrugën e rëndësishme për kualifikim në Paris Major 2023, që do të zhvillohet nga 5 deri më 8 maj në kryeqytetin francez.

Ndërsa në kryeqytetin danez, Kopenhagë, Sener1, gxx-, juanflatroo, rigoN dhe sinnopsyy, nga sot e deri më 9 prill do t’i zhvillojnë duelet kualifikuese në mesin e 16 ekipeve pjesëmarrëse.

Sfida e parë për Bad News Eagles do të jetë ndaj ekipit nga Rusia, 1WIN, me fillim nga ora 14:00.

Në fund, 4 ekipet që kanë rezultatet më të mira kualifikohen në nivelin “Legends” të Majorit në Paris, 4 pozitat pasuese kualifikohen në nivelin “Challengers”, ndërsa nga vendi 9 deri 11 do të kenë edhe një mundësi kualifikimi.

/KlanKosova/

Read Previous

Stoltenberg paralajmëron Kinën për pasoja nëse furnizon Rusinë me armë

Read Next

A rrezikon ChatGPT eliminimin e miliona vendeve të punës? Flet shqiptarja Mira Murati