Sot fillon dëgjimi buxhetor për qytetarët e komunës së Gjakovës

Drejtoria për buxhet dhe financa në bashkëpunim me ku vendin komunal në Gjakovë nga sot fillon ciklin e dëgjimeve buxhetore nëpër fshatra dhe lagje të komunës së Gjakovës, për të njoftuar banorët e rajoneve të ndryshme me buxhetin e vitit 2022. Por edhe për të marrë nga ta, propozimet për ndërhyrje eventuale në këtë ndarje buxhetore.

Halilaj me tutje shtoi se komuna ka një fond rezervë ku 90% e e kerkesave të qytetareve implementohen, prandaj këto dëgjime buxhetore do të duhej të shfrytëzohen nga qytetarët për një bashkëpunim të ndrërsjelltë në raport me kërkesat.

Sipas drejtorit, Durim Halilaj, për vitin 2022 është planifikuar që shuma totale e investimeve kapitale nga komuna e Gjakovës të jetë mbi 8.6 milion euro. Theksojmë se orari i dëgjimeve buxhetore do të jetë i organizuar nga data 25 gusht e deri me 31 gusht 2021.

Read Previous

Ambasadori Nicholas Abbot: Të zhdukurit të mos përdoren për përfitime politike

Read Next

Osmani nënshkruan amandamentin 2 të Marrëveshjes së Grantit me SHBA-në, 3.8 milion dollarë shtesë për Kosovën