Sot filloi vaksinimi anticovid në qendrën tregtare “Nertili”

Ministria e Shëndetësisë, ditë më parë ka bërë të ditur se vaksinimi anticovid do të nis edhe në qendrat tregtare. Kjo në kuadër të rritjes së numrit të qytetarëve të imunizuar. Në komunën e Gjakovës ky proces ka filluar sot në qendrën tregtare ‘’Nertili’’ ku ekipet mobile janë gjendur aty në shërbim të qytetarëve.

Ekipet mobile do të jenë aty çdo ditë nga ora 12:00 deri në orën 19:00 duke përfshirë edhe vikendet, përveç datës 14 nëntor, ditën që do të mbahen zgjedhjet lokale.

Read Previous

Tirron Mamusha tregohet i suksesshëm në garën e Gjevgjelisë

Read Next

Moti nesër në Gjakovë