Sot nis Festa e Birrës, Policia e Korçës shton masat e sigurisë

Ditën e sotme në qytetin e Korçës do të nisë eventi më i madh veror në Shqipëri, Festa e Birrës.

Eventi do të nis prej orës 18:00 deri në orën 24:00 dhe do të vazhdojë për 5 netë me radhë, e do të organizohet tek Terminali i ri i autobusëve, në hyrje të qytetit të Korçës.

Festa do të ketë skenë edhe tek Pazari i Vjetër. Veç artistëve shqiptarë, pjesëmarrës do të jenë DJ dhe grupet më të njohura muzikore në Shqipëri dhe jo vetëm.

Të gjitha grupet dhe këngëtarët do të performojnë live në të 5-ta netët e festës, në të dy skenat të cilat presin si çdo vit vizitorë jo vetëm shqiptar por edhe nga vende të ndryshme të botës.

Policia ka marrë një sërë masash për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Ndërkaq, policia njofton se bllokimi i akseve rrugore do të fillojë që prej orës 16:30 deri në orën 03:30, , nga kryqëzimi i fshatit Çiflig deri tek kryqëzimi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Korçë; nga stadiumi “Skënderbeu” deri tek ASHK Korçë dhe nga kryqëzimi i ASHK Korçë, deri tek rrethrrotullimi i Voskopojës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Masat e marra nga Policia, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në kuadër të Festës së Birrës-Gusht 2021.

Më datë 18.08.2021 deri më 22.08.2021, në qytetin e Korçës, prej orës 18:00 deri në orën 00:00, në ambientet e brendshme të “Terminalit të Autobusave” në lagjen nr. 17, si edhe në ambientet e “Pazarit të Vjetër”, Korçë, do të zhvillohet eventi i Festës së Birrës.

Kujtojmë që shumë këngëtarë shqiptarë e kanë anuluar performancën e tyre në këtë festival për shkak të ftesës që i është bërë këngëtarit serb, Goran Bregović.

Read Previous

​Llapi fitues i Superkupës së Kosovës në futboll

Read Next

Ka zbritur një aeroplan me afganë në Frankfurt të Gjermanisë