Gjatë ditës së sotme pritet të dorëzohet padi ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Kjo në lidhje me vendimin e fundit për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.
Padia do të dorëzohet nga ana e grupit “Asnjë Cent Më Shumë” duke filluar nga ora 11:00.
Kështu u bë e ditur përmes një komunikate për media ku ndër të tjera thuhet se padia do të dorëzohet në Gjykatën Themelore të Prishtinës – Pallati i Drejtësisë.
“Pas dorëzimit të padisë, përfaqësues të grupit do të japin një deklaratë për media, ku do të shpjegohen bazat ligjore të padisë dhe pasojat që ky vendim i ZRRE-së po shkakton mbi mirëqenien e qytetarëve”, thuhet mes tjerash në njoftim./Indeksonline/