Kampioni aktual i Kosovës, Golden Eagle Ylli ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale të playoff-it ndaj Vëllaznimit, duke e mposhtur me rezultatin 11:86, të mërkurën në mbrëmje.
Therandasit nëse e fitojnë edhe ndeshjen e radhës që zhvillohet të shtunën në Gjakovë, atëherë kalojnë në gjysmëfinale.
Ndërsa çifti tjetër çerekfinal, Trepça- Bashkimi do të ndeshen për herë të parë sot me fillim nga ora 20:30 në Mitrovicë.
/KlanKosova/