Sot bllokohet përsëri rruga Kijevë-Dollc

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka njoftuar se sot do të bllokohet përsëri për qarkullim segmenti Kijevë-Dollc.

Siç bëhet e ditur, në trasenë e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi Nr.8 i masave shkëmbore për zgjerimin e rrugës.

“Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik. Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohor: nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës.”

/GazetaSinjali/

Read Previous

Tri vjet nga agresioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë

Read Next

Numërimi i votave nga diaspora pritet të fillojë këtë javë