Sot bëhet ndërrimi i komandantit të KFOR-it

Sot do të mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës ndërmjet KFOR XXVI dhe KFOR XXVII, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it.

Ceremonia fillon nga ora 10:00, në Kosovafilm, në Prishtinë.

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Stuart B. Munsch, do të kryesojë ngjarjen.

Gjeneralmajori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele Ristuccia.

/GazetaSinjali/

Read Previous

12 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Read Next

Zelensky: Rusët po përpiqen të na shkatërrojnë dhe të na zhdukin nga faqja e dheut