Sot bëhet hapja zyrtare e parkingut nëntokësor në Prishtinë

Komuna e Prishtinës sot do të bëj hapjen zyrtare të parkingut nëntokësor tek Fakulteti Filologjik në Prishtinë.

Çmimet në parking variojnë nga një euro për një orë , tetë euro për nëntë orë e 15 euro për 12 deri në 24 orë.


Ani se shumë qytetarë u shprehën të pakënaqur me çmimet e prezantuara, Komuna e Prishtinës ka thënë se ky parking është i ndërtuar në bazë të partneritetit publiko-privat dhe se përcaktimi i tarifave të parkimit është bërë
në bazë të çmimit të tregut./KlanKosova/

Read Previous

​Armëpushimi që i dha fund Luftës së Parë Botërore

Read Next

Ndotja e ajrit në Kosovë, eksperti Shala: Këtë vit mund të jetë më e theksuar për shkak të krizës energjetike