Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj. Për të nderuar flijimin e dëshmorëve të rënë, në këtë Epope u bënë homazhe nga përfaqësues të institucioneve qendrore, lokale, nga familja Jashari dhe veteranë e bashkëluftëtarë të UÇK-së. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj në fjalën e tij përpara të pranishmëve tha se e çmon lartë kontributin e familjes Haradinaj dhe të gjithë dëshmorëve të rënë në këtë betejë
Për të nderuar këtë datë historike e pranishme ishte edhe kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani e cila u shpreh se këtu ndihet si në shtëpinë e saj
Ndërkaq Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj, me rastin e shënimit të 24 vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”, në fjalën e tij tha se lufta e UCK-së ishte luftë e pastër për ti dalë në mbrotje atdheut
Në nderim të veprës së lavdishme të këtyre dëshmorëve u thanë disa fjalë edhe nga Rifat Jashari i cili u shpreh se liria e mund edhe dhimbjen në ditë si këto.
Gjithashtu për të shënuar këtë ditë u mbajt edhe program artistik, me shumë prej emrave të njohur të estradës shqiptare.