Sonte përmbyllet 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve me dy ndeshje interesante

Tetë skuadrat çerekfinaliste të Champions League plotësohen sonte, pasi do të zhvillohen prej orës 21:00 edhe dy ndeshjet e fundit, Juventus-Villareal dhe Lille-Chelsea.

Italianët duhet të fitojnë kundër spanjollëve në Torino, pasi në ndeshjen e parë kanë barazuar 1-1. Presioni është te bardhezinjtë, që do bëjnë çmos të kualifikohet në çerekfinale.

Takimi tjetër nuk mendohet të ketë shumë histori. Chelsea ka fituar 2-0 në Londër dhe kampionët në fuqi të Francës duhet të bëjnë një mrekulli ndaj kampionëve në fuqi të Europës. /abcnews.al

Read Previous

Kryetari i komunës Ardian Gjini deklarohet në lidhje me rastin e kanosjes

Read Next

Këta janë disa nga emrat e zyrtarëve të MPJ-së që u shkarkuan nga Gërvalla