Sonte mbahet koncerti “Vargjet” nga Rexhep Selimi në këngët atdhetare

Sonte, duke filluar nga ora 20:00, në sallën e Teatrit Kombëtar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë mbahet koncerti “Vargjet”, i bazuar në poezitë e Rexhep Selimit të shndërruara në këngë atdhetare.

Ky koncert sjell në skenë fuqinë e fjalës dhe të këngës, kushtuar njërit prej figurave më të spikatura të Luftës Çlirimtare të Kosovës, pjesë e dhjetëshes së parë të UÇK-së, krah për krah me komandantin legjendar Adem Jashari – dhjetëshi i UÇK-së, Rexhep Selimi.

Autor i disa prej teksteve më të bukura të këngëve të Luftës Çlirimtare dhe të përkujtimit për dëshmorët, vjen në një datë simbolike të Epopesë së UÇK-së përmes interpretimit të artistëve tanë.

Në këtë koncert do të performojnë këngëtarë të njohur të skenës shqiptare, të cilët do të interpretojnë këngë të krijuara mbi poezitë e Rexhep Selimit, duke sjellë një mbrëmje të veçantë me frymë atdhetare dhe artistike.

Publiku do të ketë mundësi ta ndjekë koncertin drejtpërdrejt përmes transmetimit në RTK. Pjesëmarrja në sallë është me ftesa. /RTK

Read Previous

Disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Read Next

Lufta në Gjirin Persik rrit frikën e një krize energjetike