Slot: Unike ajo që po përjetoj këtu te Liverpool

Barazimi 2-2 ndaj Arsenal konfirmon se Liverpool e ka ulur disi ritmin në ndeshjet e fundit të këtij sezoni në Premier League. “Reds” e kanë siguruar prej kohësh titullin kampion dhe tani po mendojnë për të ardhmen.

“E kuptoj që rezultati ndaj Arsenal nuk është ai që prisnim, por mendoj se luajtëm mjaft mirë ndaj një rivali të fortë. Tani do të na duhet të fillojmë t’i ngjitemi përsëri një tjetër mali të lartë”, shtoi trajneri holandez i Liverpool.

Ai falënderon tifozët që kanë mbështetur skuadrën dhe po përgatiten për festën finale. “Do ta respektojmë kampionatin deri në fund, nuk ka asnjë lëshim, pavarësisht se ndaj kujt luajmë”, u shpreh Arne Slot.

“Mbështetja, pasioni i ngjyrave, zhurma dhe gëzimi që kanë krijuar mbështetësit tanë gjatë dy fundjavave të fundit është diçka shumë e veçantë dhe në përvojën time të futbollit deri tani është gjithashtu unike”, tha trajneri Arne Slot. /Telesport.al/

Read Previous

Alonso trajner i Real Madridit deri në vitin 2028

Read Next

Osmani ftohet për vizitë shtetërore nga presidentja e Zvicrës