Nuk është pallat mbretëror, as ndonjë kështjellë si ato që jemi mësuar t’i shohim nëpër filma. Është vendi ku skulptori Luan Mulliqi, punon me zell e pasion për vepra të cilat ngërthejnë histori me vlera të larta për popullin shqiptar. Profesioni i tij prej skulptori nuk është i rastësishëm.
Gjakova, mbetet një qytet i përzemërt i Mulliqit. Ai, tregon për kontributin që ka dhënë ndër vite në këtë qytet, ku edhe është shpallur “Qytetar Nderi”. Tutje, skulptori ka pohuar se është duke punuar që t’i dhuroj Gjakovës, edhe një figurë të ndritur në skulpturë.
Pavarësisht se sa e vështirë mund të jetë që të depërtosh në këtë profesion, kjo nuk duhet t’i ndalë të rinjtë drejt aspirimit të synimeve të tyre. Adhuruesit e artit, kanë pasur mundësi që shpeshherë të mrekullohen në ekspozitat e tij brenda dhe jashtë kufijve. Krejt kjo falë dashurisë e përkushtimit që buron nga brendësia e skulptorit gjakovar që jeton e vepron në Prishtinë. Për më shumë ndiqni videon më poshtë:
Skulptura, arti i Luan Mulliqit