Skiatorja Lara Colturi që përfaqëson ngjyrat kuqezi shkruan historinë, klasifikohet në top 10 e Kupës së Botës

Skiatorja që përfaqëson ngjyrat kuqezi, Lara Colturi ka kurorzuar një arritje të jashtëzakonshme duke u klasifikuar në top 10-shen e Kupës së Botës, në pistën austriake të Flachaut.

Në garën e dytë te slalomit Lara arriti kohën më të mirë absolute duke lënë mbrapa edhe Mikaela Shiffrin, skiatoren amerikane, një nga më të mirat në botë.

Ne rezultatin përfundimtar, mesatarja e të dy garave e renditi Colturin në vendin e nëntë. Është rezultati i parë që Lara arrin duke u përfshirë në top 10-shen e Kupës së Botës për ski në karrierën e saj.

Kujtojmë se Colturi e nisi garën nga vendi i 60-të dhe tashmë është bërë pjesë e top 10-shes. Një arritje e jashtëzakonshme, për një skiatore që cilësohet nga talentët më premtues të brezit të saj.

/albanianpost/

Read Previous

​Gjendet kontinenti i humbur në brigjet e Australisë

Read Next

Gjermani, anulohen qindra fluturime për shkak të reshjeve të dëborës