Skena të frikshme në futbollin turk, tifozi hyn në fushë dhe shqelmon futbollistët e Besiktas-it (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Superligën e Turqisë në ndeshjen Ankaragucu – Besiktas.

Pasi përfundoi takimi, një tifoz ka hyrë në fushë duke shqelmuar dy futbollistë mysafir të Besiktas-it, Cenk Tosun dhe Salih Uçan.

Ngjarja ndodhi pasi futbollistët e dyja skuadrave u përfshinë në një përleshje pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.

Menjëherë pasi tifozi goditi lojtarët, kanë ndërhyrë sigurimi për ta kapur atë.

Ndërkaq, sa i përket ndeshjes, ajo përfundoi me rezultat 2:3 në favor të Besiktas-it.

Këta të fundit tani janë liderë në tabelë me 13 pikë, duke marrë katër fitore dhe një barazim. /Albanianpost.com

Read Previous

Kamberi kërkon nga Bislimi dhe Nagavci prezencë të Kosovës në Luginë

Read Next

Reduktimi i gazit rus “e rrëzon” euron